Oferta të çmendura turistike/ Nga netë falas, te dëmshpërblim me 3000 $ për çdo turist të infektuar

0

Pas gati 4 muajsh në karantinë dhe me të ardhura fare të pakta për turizmin, disa vende po bëjnë gjithçka, duke bërë edhe oferta të çmendura për të tërhequr turistët e huaj.

Një prej këtyre vendeve është Kankuni në Meksikë, duke nisur një fushatë ku ofron dy netë falas akomodimi për çdo dy netë të paguara, ndërkohë që nëse udhëtoni çift, paguan biletën e avionit për një person të tretë.

Përveç ofertave joshëse, shtetet po mundohen që të bindin turistët se vendi i tyre është i sigurtë nga pandemia e koronavirusit.

Një gjë të tillë po e bën Uzbekistani, që ka ofruar dëmshpërblim për çdo turist që preket nga Covid-19 ndërkohë që po kalon pushimet aty.

Bëhet fjalë për një shumë prej 3000 dollarësh nëse prekesh nga virusi. Presidenti i vendi ka thënë se vendi i tij është aq i sigurtë sa nuk do të ketë aspak shpenzime për dëmshpërblimin e turistëve.

Artikulli i mëparshëmSulmi: Nga Biden te Obama, Bill Gates dhe Elon Musk, u hakohen llogaritë në Twitter
Artikulli i radhësKush janë punonjësit e ndaluar nga SPAK në ISHSH dhe Institutin e Higjenës