Milani për titull, por vetëm nëse sezoni i Serie A do të kishte nisur në qershor

0
Ac Milan V Parma Calcio Serie A

Nëse kampionati do të kishte nisur në qershor, atëherë Milan do të ishte favorit në garën për titullin kampion në Serie A. Por kjo është e pamundur dhe kuqezinjtë mund shpëtojnë sezonin vetëm me një biletë për në Europë. Deri atëherë, Stefano Pioli dhe skuadra e tij mund të krenohen me ecurinë pas ndërprerjes. Në shtatë ndeshje të luajtura në Serie A që na qershori, “Djalli” nuk njeh humbje, teksa me pesë fitore dhe dy barazime ka grumbulluar 17 pikë.

Pioli 2 1200x900

Po ashtu, Milan ka shënuar 20 gola dhe ka pësuar tetë të tillë. Shifra të rëndësishme, që tregojnë një rritje të skuadrës kuqezi, shumë larg asaj të pjesës së parë të kampionatit. Meritë e teknikut Pioli, por edhe e futbollistëve që rigjetën besimin dhe grintën. Gjithsesi, tani është vonë. Bileta për në Ligën e Europës mbetet objektivi i vetëm, por që nuk do të mjaftojë për Stefano Piolin. Trajneri ka valixhet gati dhe vendin e tij do ta marrë Ralf Rangnick. Por dyshimet janë të mëdha, teksa mediat italiane ngrenë pyetjen, nëse ky ndryshim në pankinë mund ta kthejë sërish Milanin në pikën zero sezonin e ardhshëm.

Artikulli i mëparshëmDërrasat e kalbura të Ramës
Artikulli i radhësDhunoi të dashurën, prokuroria kërkon dënim me 13 vite burg për aktorin e njohur turk