U arrestuan me bujë pasi shisnin ilaç që ‘shëronte’ Covidin, lirohen xhaxhai me nipin e tij

0

Gjykata e Kurbinit ka liruar nga qelia duke u vendosur masën “detyrim paraqitje” per Frederik Frrokaj dhe nipin e tij Henri Frrokaj.

Këta persona, u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Lezhës pasi prodhonin ilaçe në mënyrë artizanale dhe ia shisnin qytetarëve me pretendimin se do t’i shëronte nga COVID-19, kundrejtë pageses 20.000 lekë të reja.

Sipas policisë 57 vjeçari përmes rrjetit social Facebook bënin thirrje për prodhim të substancave për kurimin e virusit COVID-19 nga një përzierje e acidit klorhidrik me H2O, duke pretenduar se me këtë përzierje kishte shpikur ilaçin për kurimin e këtij virusi, ndërsa nipi i tij i shiste.

Artikulli i mëparshëmDhunoi të dashurën, prokuroria kërkon dënim me 13 vite burg për aktorin e njohur turk
Artikulli i radhësKaloi provën e parë në vetting, Donika Prela në KPA kërkon përjashtimin e 2 gjyqtarëve: Janë në konflikt interesi