Iu kërkua të vinte maskën, klienti rreh punëtorin e restorantit

0
Viral footage shows the furious customer throwing punches at the male employee

Një burrë në Hong Kong ka rrahur një punonjës të një restoranti McDonald’s për shkak të maskës.

Klienti, i cili kishte hyrë në restorant pa maskë, u inatos pasi punëtori i rrjetit të “fast food” i kërkoi që të vinte maskë.

Videoja e incidentit tregon se si klienti godet disa herë me grusht punëtorin dhe e rrëzon në tokë. Më pas, nis ta godasë me shkelm.

Sipas Radio Televizionit të Hong Kongut, McDonald’s ka njoftuar se nuk do t’u shërbejë më personave që nuk mbajnë maskë.

Artikulli i mëparshëmPo relaksohej në pishinë kur i bie një pemë gjigante – fëmijët e shpëtojnë të ëmën në sekondën e fundit
Artikulli i radhësSi të parandaloni kafshimet e mushkonjave një herë e përgjithmonë