Një familje në Gifford të Pensilvanisë kanë arritur që nëntë autobusë të vjetër, t’i shndërrojnë në shtëpiza për mysafirë në fermën e tyre.
Autobusët e vjetër të mbuluar nga ndryshku janë shndërruar në “vila luksoze”, në të cilat turistët mund të kalojnë netët.
Koncepti i ideuar nga Sandy Stewart, 33-vjeçe dhe i të fejuarit të saj Sioned Lloyd-Davies e babait Balfour Steward, ka tërhequr vëmendjen e shumë turistëve.
Autobusët janë të pajisur me shtretër për dy persona, kamin dhe tualet. Ideja është që pushuesit të ndihen sikur janë në ndonjë vilë diku lart në male.