Po relaksohej në pishinë kur i bie një pemë gjigante – fëmijët e shpëtojnë të ëmën në sekondën e fundit

0

Një nënë për një “fije floku” i ka shpëtuar vdekjes, por ishin fëmijët e saj që ia bën me dije në momentet e fundit që të ngritet nga shezlloni, mbi të cilin bie me shpejtësi të madhe një pemë gjigante.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur momentin kur në pronën private në Alplharetta të Georgia bie një pemë mbi shezllonin, ku një sekondë më herët ishte e ulur e zonja e shtëpisë e djemtë e saj po laheshin në pishinë, transmeton Telegrafi.

Ata kishin vërejtur se po lëviz pema duke ia bërë me dije se duhet të ngritet shpejtë, që të shmang më të keqen. Njëri prej tyre dëgjohet duke bërtitur “vrapo nënë”.

E kur e pyet i biri nëse është mirë, ajo përgjigjet me habi: “për pak sa nuk vdiqa”. Ky moment ka habitur edhe të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

“Isha ulur dhe po pushoja duke lexuar një libër kur djemtë që ishin pranë meje duke notuar në pishinë dëgjuan pemën duke lëvizur. Ata më thanë që të ngrihem shpejtë, përndryshe do ta pësoja”, ka deklaruar e zonja e shtëpisë që lirisht mund të thuhet se është njeriu më me fat. 

Artikulli i mëparshëmE BUJSHME/ Messi jep sinjalin e parë të largimit, ky veprim po ndez merkaton
Artikulli i radhësIu kërkua të vinte maskën, klienti rreh punëtorin e restorantit