E burgosin pse nuk bëri detyrat e shtëpisë, nisin protestat

0

Vendimi i një gjykatësi në Miçigan, SHBA, për të dërguar në burgun e të miturve një vajzë 15-vjeçare ka ndezur protestat.

Adoleshentja u dënua pasi kishte dhunuar lirimin me kushte duke mos bërë detyrat e shtëpisë online gjatë izolimit të koronavirusit.

Adoleshentja afro-amerikane është në burg që prej mesit të majit.

Qindra nxënës kanë kërkuar lirimin e vajzës me emrin Grace.

Gjykata Supreme tha se do të rishohë rastin e saj.

Mamaja e adoleshentes tha se ajo ka probleme me përqendrimin dhe sjelljen.

Ajo ishte liruar me kusht në prill pasi ishte akuzuar për sulm dhe vjedhje. Një nga kushtet e lirimit ishte kërkesa që të bënte detyrat e shtëpisë.

Artikulli i mëparshëmNdjekje si në filma në mes të qytetit/ Videoja bëhet virale
Artikulli i radhësPrag luftë në Azinë Lindore, Tajvani pret një sulm të mundshëm nga Kina…