Situata në Azinë Lindore nuk është më e qetë pas ligjit të sigurisë kombëtare që Kina miratojë për Hong-Kongun.
Tajvani duket se rrezikun e ka te pragu i shtëpisë, dhe ka nisur një stërvitje ushtarake 5 ditore, si qëllim ka provën se si forcat e armatosura demokratike të Tajvanit do të zmbrapsnin një pushtim nga fqinji i saj gjigand.
Pekini e konsideron Tajvanin si territorin e sajë dhe është zotuar se një ditë do ta pushtoi atë me apo pa force .
Presidenti Kinës Xi Jingping gjatë një konference ka deklaruar se bashkimi me Tajvanin është i pa shmangshëm edhe pse ato janë ndarë në 1949 pas një lufte të dhunshme civile.
Uashingtoni ka ndihmuar dhe pajisur me sisteme raketash dhe avionë luftarak F-16, nga më të sofistikuar sot.
Presidenti Tsai Ing-wen vëzhgoi stërvitjen dhe në fund deklaroi se’Demonstruam përpara botës aftësitë tonë dhe vendosmërinë tonë të fortë për ta mbrojtur Tajvanin’.