“S’mund të jetoj dot më”, taksisti humbi punën 2 ditë më parë, para se të tentonte vetëdjegien u ankua në Komisariat për patentën

0

Taksisti 39- vjeçar i cili tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë humbi punën 2 ditë më parë pasi i hoqën patentën.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ishte gjetur 2 ditë më parë në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua.

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se ‘’Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë’’ duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.

Sot rreth orës 14:00 ky taksist me një shishe benzinë në dorë tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por ishin Forcat Shqiponja që parandaluan aktin dhe e shoqëruan menjëherë 39- vjeçarin në komisariat. Edhe pse deri tani dyshohet që gjendja e rëndë psikologjike të ketë ardhur prej heqjes së patentës grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të tjera.

Artikulli i mëparshëmRëndohet bilanci i viktimave nga Covid 19 në vend, 4 të vdekur te Infektivi në 24 orë, 102 raste të reja
Artikulli i radhësTurqia kthen “Shën Sofia-n” në xhami, Kryepiskopi Anastas tjetër deklaratë: Fyerje që i bëhet si Krishterimit dhe Islamit. Ka nisur një “xhihad” kulturor