Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Arilena Ara festoi ditën e djeshme 22-vjetorin.
Ajo festoi me një festë përrallore krah njerëzve të zemrës.
Në festë nuk mungoi partneri dhe njëkohësisht menaxheri i saj, Popi Kola.
Dyshja janë pjesë e jetës së njëri-tjetrit që prej 8 vitesh dhe kanë premtuar se do të jenë dhe për shumë vite të tjera.
Popi publikoi në rrjete sociale një foto nga festa, ku shihet krah Arilenës dhe shkroi për të urimin më të ëmbël:
“Gëzuar ditëlindjen Kido! Trashëgimia ime e përjetshme!”