Shtetet me liderë femra përballuan më mirë pandeminë, zbulon kërkimi

0

Shtetet me liderë femra duket se janë përballur më mirë me pandeminë e koronavirusit se sa ata të udhëhequr nga meshkujt, tregon studimi.

Një skuadër ndërkombëtare ekspertësh të drejtuar nga Trinity College Dublin analizoi shpërthimin e sëmundjes në 35 shtete, 10 prej të cilëve udhëhiqen nga femra.

Ndër ta ishin Gjermania, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, 4 shtete shumë të përfolura për përgjigjen e shpejtë ndaj pandemisë.

Studimi zbuloi se shtetet me liderë meshkuj kanë 6 herë më shumë vdekje si pasojë e COVID-19.

Shtetet e udhëhequra nga gratë ishin gjithashtu të parët që arritën të ulin kurbën e pandemisë.

Kërkuesit besojnë se këto shtete kanë më shumë barazi sociale dhe ekonomike dhe vënë në plan të parë nevojat njerëzore në politika kombëtare.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/Tronditëse, tre burrat vjedhin BMW X5 nga gruaja pasi e qëllojnë
Artikulli i radhësVIDEO/ Filmimi viral, djali bën xhiro me skateboard mbi autobus