Një lëkundje tërmeti është regjistruar së fundmi në zonën e Durrësit dhe Tiranës. Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.2 Rihter dhe është ndjerë rreth orës 06:56.
Sipas qytetarëve që kanë komentuar në aplikacionin e EMSC, lëkundja ka qenë e lehtë. Epiqendra e tërmetit është regjistruar në detin Adriatik, 36 km në veriperëndim të Tiranës. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.