Lulzim Basha vizitë zyrtare në Kosovë/ Zbardhet axhenda, takime të shumta

0

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Kosovë.

Vizita do të bëhet me ftesë të Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës së Kosovës.

Më poshtë axhenda e kreut të PD në Kosovë:

Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi

VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

VENDI:  Selia e AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën 

VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së       

VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së 

VENDI:  Selia e PDK

Të martën, Kryetari i Partisë Demokratike do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

Në vizitën në Kosovë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të shoqërohet nga Edi Paloka, Nënkryetar i PD

Z. Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë

Z. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH

Z. Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje

Artikulli i mëparshëm“Ishte duke qarë”! Zbardhet një tjetër dëshmi, një vajzë pa 16-vjeçaren shqiptare pak para se të gjendej e pajetë në Trikala
Artikulli i radhësE dhunoi kunati i Niko Peleshit, ja dëshmia e plotë e Gjergji Thimios