Ambasadorja e SHBA mesazh fortë Ramës: Nuk mbështesim këtë pengmarrje

0

Pak ditë më parë ambasadorja e SHBA në Tiranë gjatë një interviste televizive lëshoi mesazhe të forta dhe sinjale të qarta se çfarë pret nga Edi Rama.

Yuri Kim deklaroi se pret që marrëveshja e 5 qershorit të miratohet siç është, ndërsa theksoi se rotacioni politik, është  i nevojshëm për demokracinë siç është ‘gjaku për trupin’.

Por gjatë intervistës së saj për Sokol Ballën, ambasadorja Kim e vuri theksin edhe në një gjë tjetër e cila duket se nuk ka marrë rëndësinë e duhur.

‘Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme.

Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri’, – tha ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

E pikërisht kjo pjesë duket se ka rëndësi të madhe në mesazhin e saj, pasi flet për një pengmarrje të situatës dhe institucioneve nga Edi Rama.

E Yuri Kim shprehet se nuk e mbështet këtë situatë pengmarrjeje nga Edi Rama, që i ka bërë marrëveshjes së 5 qershorit, duke kërkuar që të përdorë atë për të plotësuar ‘orekset’ e tij elektorale, e duke dashur të ndryshojë kushtetutën, me një opozitë të sajuar në kuvend.

Mesazhi i ambasadores së SHBA shkon edhe për pengmarrje që i është bërë drejtësisë nga Rama dhe njerëzit e tij, gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë dhe të gjithë vendit në tërësi.

Artikulli i mëparshëmTrump: Mbajtja e maskës është vullnetare … ja pse u rrit numri i të infektuarve
Artikulli i radhësVIDEO: Kartelet meksikane të drogës publikojnë pamjet e frikshme, mesazh force për qeverinë. Të armatosur e me mjete të blinduara