Të dielën në mesditë ka ndodhur një aksident i rrallë në fshatin Korishë të Prizrenit. Dy parashutistë janë përplasur ndërmjet tyre në kohën e zbritjes. Në këtë rast janë lënduar dy personat, njëri djalë 27 vjeç me inicialet F.G dhe tjetra vajzë 23 vjeçe, me inicialet F.G.
Por djali ka ndërruar jetë mbrëmë rreth orës 20:00 në Qëndren Klinike Universitare te Kosovës.
Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë ekzaminuar provat në terren, njoftoi indeksonline.
KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës.