Efektet e pandemisë vazhdojnë të ndikojnë në futbollin botëror. Përveç ndërprerjes dhe rinisjes me shumë vështirësi të kampionateve, Covid-19 fshin nga kalendari futbollistik i këtij viti trofeun më të rëndësishëm individual. “France Football” njoftoi zyrtarisht se nuk do të japë “Topin e Artë” për vitin 2020.
“Në këto kushte të jashtëzakonshme, për herë të parë që nga viti 1956 kur lindi ky trofe, “Topi Artë” nuk do të jepet pëe vitin 2020. Kjo për shkak se mungojnë kushtet e nevojshme”, lexohet në njoftimin e revistës prestigjoze franceze. Në këtë mënyrë, Lionel Messi mbetet fituesi në fuqi i trofeut më të rëndësishëm individual në futbollin botëror.