Protestë para kryeministrisë kundër masave shtrënguese, ndërhyn policia

0

Artistë, punonjës dhe pronarëve të bareve, pub-eve dhe diskove të natës janë ngritur në protestë kundër aktit normative të qeverisë para kryeministrisë.

Ata nuk bien dakord me aktin normative që i ndalon të hapen si dhe i gjobit me 3 milionë lekë, ndërkohë as muzika nuk lejohet pas orës 20:00 duke i gjobitur me 1 milionë lekë.

Sipas protestuesve me këtë akt normative po i hiqet buka shumë punonjësve që punojnë natën në këto subjekte. Protesta vijon teksa forcat e Policisë janë të pranishme. Disa prej protestuesve kanë maska ndërsa disa të tjerë jo teksa nuk respektojnë distancimin social.

Ka ndërhyrë policia që ka shoqëruar disa prej protestuesve.

Pikërisht Ministria e Shëndetësisë ndërmori këtë veprim pasi evidentoi se gjatë natës këto lokale dhe disko ishin kthyer në vendgrumbullime në ambiente të mbyllura.

Artikulli i mëparshëmGreqia rishikon masat e koronavirusit/ Lajme të këqija për shqiptarët
Artikulli i radhësGati një e treta e britanikëve thonë se do të refuzojnë vaksinën e koronavirusit