Policia italiane ka identifikuar njërin nga autorët e rrahjes brutale të një 21-vjeçari shqiptar në Treviso.
Gjithçka ndodhi mbrëmjen e së premtes kur shqiptari me iniciale K.E. u dhunua me sende të forta duke bërë që të përfundojë në reanimacion.
Në pranga është vënë një 23-vjeçar nga Senegali ndaj të cilit rëndon akuza e “tentativës së vrasjes”.
I riu shqiptar u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën me fraktura në në kokë dhe gjoks. Mbeten të paqarta cilat janë arsyet e ngjarjes.