Tifozët e Psg janë nën vëzhgim të fortë pas mungesës së respektimit të rregullave të distancimit social në rastin e testit kundër Beveren. Kjo do të ndalojë ata sidoqoftë për ti dhënë një përshëndetje të ngrohtë Thiago Silvës. Mbrojtësi qendror brazilian është kapiteni i parisienëve dhe beniamini i tifozëve, pavarësisht se kjo nuk e pengoi drejtorin e përgjithshëm Leonardo, të mos i rinovojë kontratën. Lojtari, që tani ka propozime nga Everton, Fiorentina e disa klube të vendit të tij, në fund ka pranuar të qendrojë dy muaj më shumë për të luajtur në Champions, ndryshe nga sa bëri Edinson Cavani, që u lirua nga kontrata në fund të qershorit.
Thiago Silva pret tashmë aventurën e fundit europiane në Paris, ndërsa miqësorja kundër Celtic Glasgoë, nesër, do të jetë ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes. Do të jetë një moment emocionues e për këtë tifozët duan të përshëndesin kapitenin e tyre në mënyrën e duhur duke premtuar “respektim të plotë të rregullave mbi distancimin social”. Vetëm 5 mijë prej tyre do të lejohen brenda stadiumit e do të jenë nën vëzhgim, në mënyrë që të mos përsëriten disa lloj skenash.