Vdekja misterioze: Kampionia e botës “ikën” në rrethana të pashpjegueshme

0

Patinatorja Ekaterina Aleksandrovskaya, kampionia e re botës në 2017 në një dyshe, ndërroi jetë në moshën 20 vjeç pasi ra nga një dritare në Moskë, njoftoi trajneri i saj të shtunën, ndërsa media lokale raportoi se ishte një vetëvrasje.

Alexandrovskaya, e cila lindi në Rusi, fitoi medalje ari me australianin Harley Windsor.

Çifti i dha fund bashkëpunimit të tyre shkurtin e kaluar për shkak të “problemeve shëndetësore” të Ekaterina Aleksandrovskajat, e cila u diagnostikua me epilepsi dhe gjithashtu vuante nga depresioni.

Mediat ruse pretendojnë se patinatorja la një letër lamtumire e cila sugjeron që mund të jetë një vetëvrasje.

Artikulli i mëparshëmVIDEO: A mund të jetë ky personazh qesharak, president i SHBA-së?
Artikulli i radhësPublikimi i Akademisë së Shkencave, studim qesharak, nëse është i vërtetë një mashtrim i nivelit diletant