Milot Rashica do të largohet nga Verder Bremeni këtë merkato, por do të vazhdojë të qëndrojë në Bundesligën gjermane.
Sipas lajmeve të fundit, sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me Lajpcigun dhe dëshiron të kalojë te kjo skuadër për sezonin e ardhshëm. Sipas ekspertit të merkatos Nikolo Shira, Rashica ka dhënë dritën jeshile dhe tani pritet të arrihet marrëveshja vetëm me Verder Bremenin.
Këta të fundit duan të paktën 30 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin dhe nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë ulje dhe Lajpcigu është i detyruar të paguajë këtë shifër.