Ngjitja e Lidsit në Premier Ligë pas 16 vitesh do ta shpërblejë Marelo Bielsën. Trajnerit argjentinas do t’i ofrohet një kontratë e re në “Elland Road” deri në vitin 2022, me një rrogë prej 8 milionë paundësh në vit, po aq sa fiton edhe Ole Gunar Solskjaer te Mançester Junajtid.
Kontrata e “El Loco”-s skadon këtë sezon, ndërsa Lidsi gëzon të drejtën e rinovimit automatik për 12 muaj të tjerë. Por ata kanë ndërmend ta mbajnë gjatë trajnerin që i riktheu në elitë. Aktualisht, rroga e teknikut 64-vjeçar është 6 milionë paund në vit. Bashkia ka vendosur ta nderojë trajnerin për këtë arritje dhe një rruge në qendër të qytetit është vendosur të quhet “Marselo Bielsa”.