Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Gjin Gjoni, ka dhënë dorëheqjen nga funksioni i gjyqtarit.
Burime nga KLGJ bëjnë me dije për se Gjin Gjoni ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes pranë këtij institucioni.
Të njëjtat burime theksojnë se në kërkesën e tij të largimit gjyqtari Gjoni ka deklaruar se “drejtësia është në kolaps”. Gjithashtu, gjyqtari pretendon se “Vettingu, është jo i barabartë për të gjithë. E kalon Vettingun nëse i shërben politikës” – tha Gjoni.