Aktorja Jennifer Aniston, herë pas herë bën thirrje të forta në rrjetet sociale, në lidhje me koronavirusin, me shpresë se mesazhi i saj do të ndikojë te njerëzit që e ndjekin.
Së fundmi, pas thirrjeve për të mbajtur maskë, ajo ka postuar foton e shokut të saj, i intubuar në spital, pasi u infektua me koronavirus.
“Por ky është Covid. Nuk pyet për moshë.
Ne nuk mund të jemi kaq naivë, të mendojmë se mund ta mposhtim kaq lehtë.
Nëse duam që të përfundojë, ju lutem vendosni maskë.
Mendoni për ata që kanë vuajtur nga ky virus i tmerrshëm. Mbi të gjitha mendoni për veten”- shkruan Jennifer Aniston.