Pas humbjes me Juven, postimi i Inzagit prek lojtarët dhe tifozët

0

Uniteti është forcë veçanërisht në kohë të vështira.

Është një Lazio në krizë rezultatesh që shihet nga rifillimi i Serisë A.

Performanca e mirë ndaj Juves në ndeshjen e djeshme nuk ishte e mjaftueshme.

Bardheblutë kanë arritur të mbledhin vetëm një pikë në 5 ndeshjet e fundit.

Liga e Kampionatit është gjithmonë afër dhe përpjekja e fundit është e nevojshme.

Statusi i Inzagit:

Me anë të një statusi Simone Inzagi ka goditur të të gjithë.

Një mesazh  i publikuar nga ai dhe më pas i ndarë nga shumë fansa gjithashtu dhe nga gruaja e trajnerit Gaia ka prekur të gjithë.

‘Kur dikush më thotë diçka më zëmëron sepse unë kam një ekip që ka 14 pikë më shumë se vitin e kaluar, ka fituar një Superkupë kundër Juves dhe nuk ka qënë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2007  kur bardhezinjtë ishin në Serinë B, Fiorentina që filloi nga -14 pikë dhe Milan -8 pikë. Askush nuk duhet të prekë djemtë’ .

Gjithashtu një mesazh ka mbërritur dhe nga lojtarët e Lazios të cilët janë mbledhur rreth trajnerit të tyre dhe po shikojnë para.

Ata disa herë para mikrofonit kanë përsiëritur: ‘Lazio është si një familje’, ende është pavarësisht që tani po kalon një moment të vështirë. 

Artikulli i mëparshëmShkalla e infektimit: Ja zonat më të prekura nga koronavirusi në Tiranë
Artikulli i radhësTë treja me bikini/ Arilena Ara si rrallëherë ndan foton e veçantë me motrat