Ditën e djeshme këngëtarja e dashur për publikun Arilena Ara i vuri ‘flakën’ rrjetit.
Si rrallëherë, këngëtarja ka ndarë një foto me motrat e saj dhe duket se elegancën e paskan në gen.
Tre vajzat kanë pozuar mbi një jaht dhe menjëherë në pah bien format e tyre.
Duke qenë se Arilena tregohet mjaft e rezervuar për jetën private, kjo foto ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Kujtojmë se një nga marrëdhëniet për të cilat Arilena ka folur më shumë ka qenë ajo me babain e saj të ndjerë, i cili ka qenë mbështetja e saj më e madhe dhe fansi i saj më i zjarrtë.