Klientët dhe turistët mbetën të befasuar: pas katër ditësh negociata maratonë në Bruksel, kancelarja gjermane Angela Merkel u fotografua në Berlin të martën.
Ajo kishte dalë për blerje në supermarketin e saj të preferuar.
Pikërisht në ditën e një arritje historike në Bruksel… ajo thjesht shkon për të bërë blerje.
Vendet e BE ranë dakord për një paketë ndihme financiare që arrin në nivelin e 1.8 trilion euro në total.
Qëllimi është që të luftohet kriza e koronavirusit.
“Ngjarje të pazakonta si kjo, kërkojnë metoda të pazakonta,” tha Merkel.