Policia e Elbasanit ka reaguar përmes një deklarate zyrtare në lidhje me ngjarjen brenda Metalurgjikut në Elbasan.
Sipas policisë, 3 punonjës të një subjekti që operonte brenda Metalurgjikut janë plagosur dhe ndodhen në spital.
NJOFTIMI I POLICISE
Në një subjekti privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbyllejn e gazit dhe shmangien e donjë shpërthimit të mundëshem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.