Është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale një video amatore e 4-njakeve kanadeze të cilat përqafohen vazhdimisht për t’i shprehur dashurinë njëra-tjetrës me rastin e ardhjes së Vitit të Ri.
Filmimi është postuar 2 Janar në Facebook dhe ka kaluar tashmë 30 milionë klikime. Katërnjaket janë motrat kanadeze Abigail, Emily, Grace dhe Mec Kayla, të lindura në maj të vitit 2016.
Mamaja e tyre, e cila xhiroi momentin natën e ndërrimit të viteve, tha për mediat se 4 vajzat sapo përfunduan së pari një film të animuar dhe befas nisën të përqafoheshin pa pushim, duke krijuar një moment të ëmbël edhe për të ëmën që vrapoi të merrte telefonin, për të ruajtur këtë kujtim.