Goditi me thike një person por është arrestuar nga policia në flagrancë.
“Arrestimi i tij u bë pasi një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të ish Markatës, Berat, goditi me mjet prerëse (thikë), shtetasin G.P, 59 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat”, thotë policia.
Ja njoftimi plotë:
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
F.Ç, 59 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi një konflikti për motive të dobëta, në afërsi të ish Markatës, Berat, goditi me mjet prerëse (thikë), shtetasin G.P, 59 vjeç, banues në lagjen ”Uznovë”, Berat.
Shtetasi ka marrë ndihmën mjeksore në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 88 dhe 279 të Kodit Penal.
Ndërkohë nga Seksioni i Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.S, 56 vjeç, banues në Ura Vajgurore, pasi duke drejtuar mjetin tip Benz aksidentoi shtetasin A.A, 61 vjeç, banues në Ura Vajgurore, i cili ndërroi jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat pë veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.