Afrikani i parë kampion në Europë, zbulohet mesazhi special për Egbo

0

Tirana u rikthye te titulli kampion pas 11 vitesh dhe pa asnjë diskutim merita për këtë arritje ka edhe trajneri Emanuel Egbo. Nigeriani i mori bardheblutë në vendin e tetë dhe dy javë para mbylljes së kampionatit matematikisht siguroi vendin e parë në kampionat. Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re në Nigeri.

Egbo është i pari trajner afrikan që arrin të shpallet kampion në Europë. Të hënën, më drejtim të Egbo ka shkuar një urim special nga presidenti i Federatës Nigeriane të Futbollit. Amaju Melvin Pinnick i është drejtuar nigerianit me këto fjalë: “Ju përgëzoj dhe ju uroj më të mirë. Kjo është për t’ju thënë se ne jemi shumë krenarë për arritjet tuaja të mrekullueshme”.

Trajneri i Tiranës, vijon me modestinë e tij, teksa i është përgjigjur kreut të federatës: “Faleminderit Zotëri, e vlerësoj shumë. Falënderojmë Zotin për Hirësinë dhe Mirësinë e tij! Nuk është arritja imë, është arritja jonë si nigerianë, afrikanë dhe si racë e zezë! Lavdi Zotit të Madhërishëm. Zoti donte të fitonim. Faleminderit zotëri, për urimet tuaja”.

Artikulli i mëparshëmNdryshime në Policinë e Shtetit, shkëmbehen drejtorët e Lezhës dhe Kukësit
Artikulli i radhësTërmet 7.8 ballë i shkallës Rihter godet Alaskën, jepet alarmi për tsunami