Deputetët ndërpresin përkohësisht karantinimin. Kuvendi hap tender për maska dhe doreza

0

Ditën e nesërme deputetët do të mblidhet në sallën e seancës plenare, për herë të parë pas pezullimit të punimeve te Kuvendit në kuadër të parandalimit të COVID-19.

Gjatë seancë plenare pritet të votohen ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë që deputetët do iu nënshtrohen rrespektimit të masave kundër COVID-19.

Për këtë arsye, Kuvendi sot ka hapur tender për “Blerje pajisjesh dhe materialesh në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”.

Në dokument thuhet se Kuvendi do të blejë 250 denzifektantë, xhel për duart me alkool etilik si dhe 180 maska.

Afati i zbatimit të objektit të prokurimit është 2 orë nga momenti i njoftimit të fituesit. Kriteri bazë për shpalljen e fituesit është çmimi më i ulët që ofrohet nga pjesëmarrësit në garë.

https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2020/04/tenderi-kuvend-maska-250x400.jpg
Artikulli i mëparshëm“Koronavirusi nuk është Ebola, vaksina nuk është e nevojshme.” Flet eksperti Italian: Ekzagjerohet rreziku
Artikulli i radhësKosovë/ A gëzon LDK-ja të drejtën për të formuar qeverinë e re?