Çfarë parashikon operacioni ‘Legend’ i Trump në SHBA

0

Presidenti amerikan, Donald Trump urdhëroi nisjen e operacionit ‘Legend’ në SHBA.

Operacioni synon të luftojë krimin në rritje në disa prej qyteteve kryesore amerikane.

Ai e ka marrë emrin nga një vogëlush 4-vjeçar, i quajtur LeGend Taliferro, i cili u vra teksa ishte në gjumë në shtëpinë e tij në Kansas.

Mamaja e djalit ishte në krah të presidentit kur bëri shpalljen e operacionit.

Trump tha se agjentë të FBI-së, Shërbimit të Mashallëve dhe agjencive të tjera federale do punojnë me policinë lokale për të luftuar krimin.

Por vendimi nuk është pritur mirë nga disa zyrtarë vendorë në qytetet e drejtuara nga demokratët.

Presidenti i ka akuzuar demokratët se po tregohen të butë ndaj krimit. Kurse demokratët e shohin këtë si manovër elektorale.

Me nisjen e pandemisë, SHBA ka njohur një rritje të krimeve të dhunshme në qytete. Ekspertët thonë se kjo ka lidhje me rritjen e papunësisë dhe situatën sociale.

Artikulli i mëparshëmSi të mbani pastër ambientin e punës, masat që duhet ndërmarrë për të zvogëluar rrezikun nga COVID-19
Artikulli i radhësMisteri i 35- vjeçarit nga Kavaja që u gjet i vrarë në Shkup