Vetëm disa ditë pasi OPEC dhe aleatët e saj njoftuan mbi arritjen e marrëveshjes mes tyre për të shpëtuar industrinë globale të naftës, është duke u bërë e qartë, cdo ditë e më tepër, se gjithçka që ata kanë aritur është vetëm të kufizojë dëmet në mnëyrë për ti mbajtur sa më të vogla.
Ulja më e madhe e koordinuar e prodhimit në histori erdhi pas uljes së lartë të kërkesës si pasojë e pandemisë globale, e cila çoi në pikiatë cmimet në tregjet ndërkombëtare.
Gjendja e rëndë e tregut u paraqit në detaje të Mërkurën nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë. Kërkesa për naftë po shkon drejt pikës më të ultë në histori, me konsumin global që pritet të zvogëlohet me një të tretën këtë muaj nga bllokimet që synojnë kontrollimin e koronavirusit.
Këtë verë bota ende mund të mos ketë hapësirë të lirë, për të ruajtur naftën papërpunuar – një skenar i rastit më të keq për industrinë e naftës që mund të cojë në çmime edhe më të ulëta.