Basha: Ja cfarë i kërkova Kryeministrit Rama

0

Basha: Ja cfarë i kërkova Kryeministrit në mbledhjen e sotme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku u diskutua situata e krijuar nga koronavirusi,

Basha shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se në këtë mbledhje ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i ka kërkuar qeverisë që të mbëshetsë familjet në nevojë dhe bizneset.

Reagimi

Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira.

Artikulli i mëparshëmUlja e kërkesës për naftë mund të çojë në tejmbushjen e depozitave në mbarë botën
Artikulli i radhësBlen 5000 topa letër higjenike për ti shitur në tregun e zi