Të ardhurat nga nafta për eksportuesin më të madh të naftës në botë, Arabinë Saudite, vazhduan të zbresin në maj pasi Mbretëria përfundoi luftën e saj të çmimeve të naftës me Rusinë, me të ardhurat nga eksportet e naftës që u ulën me 65 përqind nga viti I kaluar, treguan të dhënat nga Autoriteti i Përgjithshëm i Arabisë Saudite për Statistikat, publikuar të enjten.
Eksportet totale të Arabisë Saudite u ulën në maj të vitit 2020 në krahasim me majin 2019. Vlera konsiderueshëm më e ulët e eksporteve të naftës ishte përbënte zërin kryesor në eksportet e përgjithshme të mallrave saudite në maj – I cili ishte dhe muaji i parë në të cilin grupi OPEC + shkurtoi prodhimin me nivele rekord pas arritjes mes Arabisë Saudite dhe Rusisë të një marrëveshje të re për të ulur furnizimin në treg në mes të masave shtrënguese për shkak të pandemisë.
Vlera e eksporteve të naftës në Arabinë Saudite zbriti në 11.8 miliardë dollarë amerikanë (44.277 miliardë riyalë sauditë), ose 65.0 përqind më pak se e njëjta periudhë një vit më parë, tha Autoriteti i Përgjithshëm për Statistikat.
Pjesa e takuese e eksporteve të naftës në eksportet e përgjithshme ka rënë nga 78.6 përqind në maj 2019 në 65.4 përqind në maj 2020.
Rënia e të ardhurave të naftës për maj pason një rënie të ngjashme të të ardhurave të naftës saudite me 12 miliardë dollarë për muajin prill, kur Mbretëria bëri premtimin e saj për të përmbytur tregun me naftë dhe kontribuoi që çmimi i naftës të ulet në nivelin më të ulët që nga 1999 së bashku me uljen e kërkesës gjatë bllokimeve në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.
Rritja e çmimeve të naftës që nga maji mund të ngadalësojë rënien në të ardhurat të naftës Saudite në qershor dhe korrik, por eksportuesi më i madhe në botë i naftës po ndjen goditjen e ardhur nga çmimet dhe eksportet e ulëta të naftës sipas marrëveshjes OPEC +.
Në fillim të këtij viti, pas luftës së çmimeve që ndihmoi në përmbytjen e tregut me naftë, Arabia Saudite trefishoi taksën e saj të vlerës së shtuar (TVSH) dhe pezulloi rimbursimet e kostos së jetesës, si pjesë e një raundi të ri të masave të dhimbshme të kursimit për të shtrënguar financat.
Më parë në korrik, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se rënia e çmimeve dhe ulja e prodhimit do të godiste eksportuesit e naftës në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (MENA), me të ardhurat e kombinuara të naftës për ato vende që pritet të binin me 270 miliardë dollarë amerikanë këtë vit në krahasim me 2019-ën.
Lexo edhe: STUDIMI: Një test gjaku njeh pesë lloje tumoresh, katër vite para se të shfaqen
Bursa për datën 24 Korrik 2020 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 392.75 | – 6.25 |
DIESEL | 374.00 | – 3.50 |
BRENT | 42.90 | – 1.24 |
©aktualitet.al