Është mbyllur takimi mes PSG-së dhe St. Etienne, finalja e Coupe de France. Kupën e Francës, e fitoi PSG, me rezultatin 1-0. Mjaftoi një gol i Neymar në minutën e 14-të për të përcaktuar ekipin kampion.
Ishte Mbappe ai që shpërtheu me vrapin e tij karateristik dhe gjuajti fort me të djathtën. Portieri i St. Etienne arriti ta presë gjuajtjen e talentit francez, por topi shkoi te Neymar, i cili shënoi.
Mbappe, pësoi dhe një dëmtim të rëndë, pas një ndërhyrje të rrezikshme nga Perrin në minutën e 40-të, i cili u ndëshkua dhe me karton të kuq. Plasi dhe tensioni në fushë pas kësaj ndërhyrje, me futbollistët që u shtynë dhe hodhën grushte.