Nëntë rastet e fundit ne Fier me COVID-19, konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë që të shtohen dezinfektimet në terren. Pallate, godina shtetërore e private, i janë nënshtruar këtij procesi, që do të vijojë për plot 15 ditë. Mësohet se një ditë më parë pozitiv ka rezultuar një biznesmen i suksesshëm me banim në Fier, njofton BW, i cili ka shëndet të qëndrueshëm
Ndërkohë pjesë e rasteve pozitivë ka qenë një grua shtëpiake, tre anëtarë të një familje, një vatër e re në Dukas të Patosit, si dhe disa kontakte të rasteve të mëparshëm të cilët rezultuan pozitiv me COVID-19 në Kadastër dhe zyrat Adisa.
Gjatë ditës së djeshme mësohet se janë marrë një numër i konsiderueshëm tamponësh në një kompani private, kontakte këto të një rasti pozitiv, ndërsa pritet përgjigjja e rezultatit të tyre. Pjesa më e madhe e rasteve pozitivë janë duke u ndjekur në mënyrë ambulatore nga mjekët e familjes dhe ata specialistë.