Më shumë njerëz janë në burg për veprat penale të lidhura me terrorizmin në Evropë, sesa në çdo moment në dy dekadat e fundit, ka nxjerrë një studim.
Raporti, botuar nga Qendra Ndërkombëtare për Studimin e Radikalizimit (ICSR), thotë se aktualisht ka mbi 1.400 individë të mbajtur me akuza të lidhura me terrorizmin në 10 vende evropiane.
Franca ka dënuar shumicën e tyre, 549. Spanja vijon me 329 persona të burgosur, ndërsa 238 janë arrestuar në Britaninë e Madhe dhe 136 në Belgjikë
Shtete të tjera të përmendura në raport janë Suedia (53 të burgosur), Hollanda (36), Norvegjia (34), Greqia (rreth 20) dhe Norvegjia (19).
Numri i popullatës së burgjeve të lidhur me terrorizmin kalon mbi 3,000 nëse do të marrim parasysh edhe ata që “monitorohen për shenja të radikalizmit të tyre”.
Xhihadistët përbëjnë 82% të të burgosurve, ndërsa mbështetësit e ekstremit të djathtë përbëjnë pothuajse 7%.
Një tjetër 10%, i klasifikuar si “tjetër”, është bërë nga anëtarët e grupit separatist të baskëve të ETA, dhe anëtarëve të grupeve kurde, si PKK, ose individë që nuk ndjekin një ideologji specifike.
Më pak se 1% janë kategorizuar si të majtë / anarkistë, shumica e të cilëve janë ndaluar në Greqi.
Studimi paralajmëron për radikalizimin e njerëzve në burg. Ai thotë se 54% e të burgosurve të monitoruar për shenja ekstremizmi hynë në burg si kriminelë “të rregullt” dhe jo me akuza për terrorizëm.
Ai gjithashtu nënvizon se sa “thellësisht” popullata ekstremiste “ndryshoi gjatë dekadës së kaluar”.
Në veçanti, duket se ka “më shumë gra”, midis të burgosurve të tillë, si dhe një numër “në rritje të shpejtë” të ekstremistëve të djathtë.
Megjithëse e pranon se “harxhimi i parave në burgje është i pakëndshëm”, studimi u bën thirrje politikanëve dhe politikëbërësve që t’i mbajnë “burgjet e sigurtalt” në mënyrë që të luftojnë në mënyrë efektive terrorizmin dhe krimin.