Ambasadorja amerikane ka vlerësuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke theksuar se është mbresëlënëse të shohësh Metën, Ramën dhe Bashën të bashkëpunojnë.
Sipas saj kjo është udhëheqja e vërtetë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID-19.
STATUSI I YURI KIM
“E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse për të parë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha & Udhëheqës të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga # COVID19. Udhëheqja e vërtetë.” – është shprehur ambasadorja Kim