Koronavirusi mund të udhëtojë më shumë se 8 metra në ambiente të ftohta, edhe në ajër në lëvizje, sipas nëj studimi që rikrijoi shpërthimin e virusit në një fabrikë ushqimore.
Kërkuesit në Helmholtz Centre for Infection Research u fokusuan në një shpërthim të Covid-19 në një therrtore në Rheda-Wiedenbrueck, Gjermani që infektoi 1500 punonjës.
Ata zbuluan se një person i vetëm në ndërtesë kishte infektuar disa të tjerë në një rreze prej 8 metrash.
Kjo u mundësua falë kushteve të ftohta dhe qarkullimit të ajrit nga një kondicioner.
Kushte të ngjashme u rikrijuan në një fabrikë, ku dhe shkencëtarët vërtetuan hipotezën e mësipërme.