A duhet të izolohemi 14 ditë, apo më shumë nëse jemi pozitiv me Covid-19?

0

Rregullat e izolimit kanë qenë një aspekt i rëndësishëm në “jetën pandemike”që nga muaji Mars.

Ata që testohen pozitivisht për koronavirusin, por që nuk kanë simptoma, kanë numëruar minutat derisa të mund të jenë të lirë të dalin, ndërsa të sëmurët janë shqetësuar për sa kohë mund të jenë një rrezik për të dashurit e tyre.

Tani Qendrat për Kontrroll Shëndetësor(CDC) dhe organet e tjera shëndetësore tashmë kanë ndryshuar disa nga rekomandimet e tyre.

CDC më parë kishte rekomanduar që njerëzit të cilët dalin pozitiv derisa të kishin dy shtupa negative për koronavirus, por kjo doli të ishte jopraktike duke pasur parasysh mungesën e testeve. Tani këshillohet që të infektuarit, të izolohen për 10 ditë pasi të fillojnë simptomat dhe 24 orë pasi iu ka filluar temperatuta. Pas kësaj, domethënë pasi kanë kaluar këtë fazë, ata janë të lirë të lënë izolimin.

Për ata që kanë një test pozitiv, por janë asimptomatikë, agjensia e shëndetit publik në SHBA që nga e premtja e kaluar rekomandoi të izoloni 10 ditë nga data e testimit.

Në gjashtë muaj që kur virusi ka nisur, studime të shumta kanë treguar se shumica e njerëzve janë infektues vetëm për një periudhë të shkurtër, zakonisht katër deri në nëntë ditë. Në një studim të gjerë të gjurmimit të kontaktit për ndërveprimet me rrezik të lartë në spitale dhe shtëpi, ekspozimi i njerëzve ndaj virusit u bë brenda pesë ditëve nga sëmundja e një pacienti.

Studimi vuri në dukje se një “numër i kufizuar i personave me sëmundje të rëndë” mund të vazhdojë të prodhojë virusin më gjatë dhe mund të garantojë zgjatjen e periudhës së izolimit deri në 20 ditë.

Rregullat e izolimit janë për njerëzit që rezultojnë pozitiv, ndërsa termi “karantinë” zakonisht përdoret për njerëzit që kanë qenë në kontakt me një person të infektuar, por nuk kanë infeksione të konfirmuara. CDC vazhdon të rekomandojë një periudhë karantine 14-ditore.

Ka vende si Zvicra që rekomandojnë se njerëzit duhet të izolohen për 10 ditë, por disa kanë argumentuar që është ende shumë periudhë e gjatë. Në Tajvan, udhëtarët nga vendet me rrezik të ulët si Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Vietnami duhet të karantinohen në një hotel për vetëm shtatë ditë. Vizitorët nga vendet me rrezik më të lartë i nënshtrohen akoma një rregulli 14-ditor.

Organizata Botërore e Shëndetit azhurnoi udhëzimet e saj në qershor për të rekomanduar 10 ditë izolim për ata që nuk kanë simptoma dhe të paktën 13 ditë për njerëzit me simptoma.

Julian Tang, një virolog me Universitetin e Leicester në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit, tha se ai ka këshilluar ekipe klinike për disa muaj që pacientët të mund të dalin nga izolimi në 10 ditë. Ai tha se dokumentet që ekzaminojnë kur njerëzit janë të aftë të përhapin virusin kanë qenë jashtëzakonisht konsistente në lidhje me kornizën kohore për transmetimin e mundshëm.

Në një studim në revistën “Nature”, studiuesit zbuluan se virusi fillon të neutralizohet nga antitrupat që shfaqen në ditën e pestë të një infeksioni dhe që deri në ditën e tetë ose të nëntë, nuk u zbulua virusi i gjallë. Një studim mbi tamponet e hundës dhe ngarkesën virale të botuar në revistën “New England Journal of Medicine” zbuloi se sasia e virusit duket se bie pothuajse që nga dita e parë e simptomave, kështu që nuk mund të përcaktohet saktësisht se sa duhet të jetë izolimi.

The Washington Post-SI

Artikulli i mëparshëm“Ethet” e luftës Turqi-Greqi, Mitsotakis: Po na cenohet sovraniteti i vendit, nuk do të tolerojmë. Plaga e Qipros kullon gjak
Artikulli i radhësZbardhen emrat e propozuar nga PD, të preferuar mjekët e shkrimtarët! Kërkohet kthimi i Topallit