Real Madrid fitoi titullin kampion në La Liga, dhe këtë e bëri pa Kristiano Ronaldon. Në lidhje me këtë temë ka folur ish-ylli i madrilenëve, Luis Figo.
Në një intervistë për “AS” portugezi u shpreh: “Kristiano ka qenë shumë i rëndësishëm për Real Madridin dhe Real Madridi për të. Ronaldo është i pazëvendësueshëm, por Reali ka gjetur mekanizma për të fituar edhe pa të”, tha Luis Figo për bashkëkombasin e tij. Më pas Figo foli edhe për Benzemanë që e cilëson lojtarin më të mirë të Real Madridit për momentin. “Benzema është një lojtar i madh dhe këtë e ka treguar këtë vit.
Është lojtari më i mirë për momentin tek Reali. Ka bërë një hap të madh që nga largimi i Ronaldos. Është një përzierje mes numrit 9 dhe 10”, përfundoi legjenda portugeze.