Familja Fejzullahu merr pasaportën shqiptare

0
Wor E1595708915364 780x439

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu, së bashku me familjen e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë javën e kaluar. Arsyeja ka qenë takimi me krerët e lartë të shtetit, për t’u pajisur me pasaportë shqiptare.

Pasaportat e tyre janë nënshkruar nga presidenti Ilir Meta, dhe tashmë të gjithë anëtarët e kësaj familje posedojnë pasaportë shqiptare. Lajmi është bërë i ditur nga një prej kronikave të emisionit Prive.

Udhëtimi i tyre në zonë Schengen tashmë nuk do të përbëjë një problem, duke marrë parasysh lirinë e lëvizjes që posedon shteti shqiptar në këtë zonë.

Artikulli i mëparshëmVIDEO/ Simfonia e 9-të e “Zonjës së Vjetër”, flasin Sarri, CR7 e kapiten Bonucci
Artikulli i radhësVardy thyen rekord në Premier League, futbollisti më i vjetër që fiton ”Këpucën e Artë”