Kemi kaluar muaj duke veshur rrobat më të rehatshme që kemi dhe ekspertët parashikojnë që kjo situatë e çuditshme do të ndikojë në mënyrën e veshjes.
Nëse puna në shtëpi vazhdon dhe pas pandemisë, Valerie Steele, historiane mode thekson se “kjo do të ketë një efekt të madh në veshjet tuaja. Sa më pak të jeni në zyrë, aq më pak do keni nevojë për rrobat që vishnit më parë.”
“Ndërsa largohemi nga formaliteti, ne drejtohemi drejt komoditetit.”
Kështu e nis fjalinë e saj Francesca Muston, gazetare mode. Muston beson se në të ardhmen do të jemi më pak tolerantë ndaj rrobave që na bëjnë të mos ndihemi rehat. Ajo thotë se tashmë janë lançuar një sërë produkte që synojnë të sigurojnë rehati pikërisht për shkak të izolimit, përshembull, xhinse që “ndjehen si triko”, pantallonat elastike.
Rritja e blerjeve në internet gjithashtu do të ketë një ndikim të madh. Shitësit me pakicë dizajnojnë ndryshe për online, thotë Muston, në mënyrë që të shmangin kthimet, të cilat e dëmtojnë biznesin e tyre. Shumica prej nesh preferojnë ta mbajnë një produkt në shtëpi, sidomos tani gjatë pandemisë edhe pse masa nuk është e duhura për to, kështu që dizajnuesit kanë një arsye më shumë për të krijuar veshje me masë standarte.
Diçka tjetër që ekspertët kanë vënë re gjatë izolimit është se njerëzit kanë eksperimentuar me rrobat e tyre.
Nëse para pandemisë ne blinim diçka që na pëlqente dhe e vishnim edhe pse ndoshta nuk rrinte perfekt në trupin tonë, gjatë izolimit është vënë re se njerëzit janë munduar të dizenojnë rrobat sipas mënyrës së tyre, të kombinojnë rroba që në një jetë normale kurrë nuk do e bënin.
Çdo të thotë kjo? Nëse ne krijojmë një stil tonin gjatë pandemisë, është gati e sigurt se do të mundohemi të mbajmë të njejtin stil dhe mbasi gjithë kjo të mbarojë.
Emily Segal, kritike mode thotë se skenari më i mirë për modën, pas pandemisë, nuk është një dyzinë me rroba te rehatshme siç do të ishte e leverdisshme për ne blerësit. Shtëpitë e modës do vazhdojnë të krijojnë me të njejtin stil, ndoshta me ndryshime fare të vogla kshuqë na mbetet ne të kuptojmë se pas pandemisë duhet t’ju rikthehemi rrobave edhe pse ndoshta jo të rehatshme por të përshtatshme për mjedisin ku punojmë.