Amerikanët kanë kohë që kanë formuar lidhje dashurie me Italinë. Këtë verë, ajo lidhje dashurie është ndërprerë dhe Italia po ndjen dhimbje zemre.
Sipas zyrës së statistikave të qeverisë italiane, gjashtë milion udhëtarë amerikanë zgjedhin Italinë për pushimet e tyre çdo vit. Të joshur nga kohërat e përjetshme të Dolce Vita, pamjet e mrekullueshme të plazheve bregdetare, ushqimi, vera dhe historia dhe shumë më tepër, udhëtarët amerikanë do të duhet të sakrifikojë pushimet në Itali këtë vit.
Ndërkohë që Europa po mundohet t’i rikthehet realitetit, mbylljet e kufijve mbeten në vend, dhe BE ka hapur kufijtë vetëm për një pjesë të vogël të vendeve. Italia nuk e ka miratuar listën e rekomanduar të BE për vendet e sigurta, dhe SHBA -ja u përjashtua për shkak të rritjeve të rasteve me koronavirus.
Nëse BE vazhdon mbylljen e kufijve, industria e turizmit do të marrë një goditje tjetër. Europa vizitohet 16 milion turistë amerikan çdo vit, me gati gjysmën që shkojnë në të gjithë Italinë.
Ndërkohë që hotelet, restorantet dhe ofruesit e turneve në të gjithë vendin kuptojnë nevojën për kujdes, mungesa e turistëve i ka bërë të gjithë të shqetësohen.
Përtej implikimet ekonomike, qytetet boshe po ndiejnë gjithashtu boshllëkun e udhëtarëve amerikanë. Roma është qyteti më i vizituar i Italisë dhe shoqata kryesore e hoteleve Federalberghi di Roma, thotë se 90% e hoteleve mbesin të mbyllura, me një humbje ekonomike prej rreth 115 milion dollarë në muaj.
Natalino Gisonna, nënkryetari i konfederatës italiane të biznesit të vogël dhe të mesëm, thotë se shumica e klientëve janë nga SHBA-ja . “Por më së shumti na mungon e qeshura dhe kërshëria e tyre infektive për vendin tonë “, thotë ai.
Ai beson se Roma mbetet destinacioni i preferuar evropian i amerikanëve. “Ne po ndiejmë mungesën e tyre, por e dimë se ata do të kthehen në të ardhmen, sepse etja e tyre për Romën nuk mund të shuhet. Kur ata të kthehen, ne do t’i mirëpresim me gatishmëri dhe siguri me krahë të hapura.”
Hotele të mbyllura, restorante që funksionojnë me një kapacitet shumë më të ulët dhe monumente të famshme bosh, e kanë bërë qytetin gati të zbrazur.
Edhe pamjet e kalimit të Vespave me turistët amerikanë janë zhdukur.