ISHP ka kërkuar hapjen e pishinave në ambiente të hapura.Bazuar në një urdhër të ISHP, pishinat në ambientet e hapura do të lejohen të funksionojnë duke ruajtur distancën, ndërsa stafi i shërbimit do të mbajë maska dhe doreza. Gjithashtu, udhëzimi parashikon pastrimin e ujit të pishinës përmes filtrave.
Ndërkohë pishinat në ambientet e mbyllura nuk do të lejohen të hapen, ndërkohë që dhe ky urdhër pritet që të firmoset nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Fusha e zbatimit të protokollit. Lejohet të operojnë në të gjithë vendin vetëm pishinat në ambientet e hapura duke respektuar kërkesat e legjislacionit në fuqi.
Ndalohet operimit të pishinave në ambiente të mbyllura deri në një urdhër të dytë. Klorinimi i ujit të bëhet rregullisht sipas standardeve. Hapësira midis grupeve duhet të jetë të paklën 3.5 m dhe të markuara”, thuhet në udhëzimin e ISHP.