Beteja ligjore e Facebook me BE. Rrjeti social fiton kundër kërkesave nga rregullatorët për të dhënat

0

Facebook ka fituar raundin e parë të betejës gjyqësore kundër kërkesave të tepërta nga rregullatorët e Bashkimit Europian,  pasi gjykata e dytë më e lartë në kontinent ndaloi përkohësisht këto kërkesa deri sa të marrë një vendim përfundimtar. Rrjeti social në SHBA po hetohet nga Komisioni Europian për privatësinë e të dhënave dhe tregun në rrjet, ç’ka mund të rezultojnë në gjoba të mëdha dhe urdhëra për të ndryshuar praktikat e biznesit.

Facebook paditi më 15 Korrik komisionin tek gjykata e përgjithshme në Luksemburg, duke argumentuar se po kërkon informacion përtej normës së nevojshme.  Kompania kërkoi gjithashtu masa të përkohshme për të ndaluar kërkesën për informacion. Dështimi për t’u përputhur mund ta ekspozojë kompaninë ndaj një gjobe ditore prej 8 milionë euro. Gjykata pezulloi kërkesën e Bashkimit Europian, duke pritur për koment nga Komisioni Europian dhe për vendimin e aplikimit të Facebook për lehtësime të përkohshme. Rregullatorët e Bashkimit Europian po “gërmojnë” dokumenta për thuajse 2,500 fraza të kërkimit në rrjetin social.

Artikulli i mëparshëmFillon zbatimi i super-projektit bërthamor në Francë / Përpjekja më komplekse inxhinierike në histori
Artikulli i radhësNafta do të rikuperohet por ndalimi i udhëtimeve për biznes do ta vështirësojë rikthimin në normalitet. Bursa për datën 28 Korrik 2020