Interi ka triumfuar ndaj Napolit me rezultatin 2-0, duke u hakmarrë pas eliminimit nga gjysmëfinalja e Kupës. Golat e Dambrozios dhe Lautaro Martinez, i siguruar 3 pikë mjaft të rëndësishme për vendin e dytë skuadrës zikaltre, 1 javë para fundit të kampionatit.
Pavarësisht rasteve të shumta të prodhuara, të besuarit e Gatuzos, nuk arritën të gjenin dot rrugën e rrjetës. Titullar në këtë ndeshje ishte dhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, i cili bëri një paraqitje relativisht të mirë.
Kujtojmë që në javën e fundit të kampionatit, Interi do të përballet me Atalantën në transfertë ku do të vendoset se cila do të jetë skuadra që do të renditet në vendin e dytë, ndërkohë që Napoli pret Lacion në shtëpi.
FT: INTER-NAPOLI 2-0
Dambrozio 11′, Martinez 74′
FORMACIONET ZYRTARE:
INTER (3-4-1-2): Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Candreva, Brozovic, Barella, Biraghi; Borja Valero; Lukaku, Sanchez. Trajner: Konte
NAPOLI (4-3-3): Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne. Trajner: Gatuzo.
GJYQTAR: Valeri