Respektoni masat ose do të përballemi shumë herë më keq në valën e dytë te Covid-19

0

Kreu i agjencisë të shëndetit publik në Gjermani, Lothar Wiele është shumë i shqetësuar nga rritja e infeksioneve në vend.

“Ne jemi në mes të një pandemie që përhapet shpejt”- tha drejtuesi i institutit Robert Koch (RKI) përpara gazetarëve, shkruan BBC.

Gjermania në javën e fundit regjistroi 3 611 infeksione të reja, ai tha që Gjermanët ishin bërë të pakujdesshëm dhe kërkoi të vendosen maskat dhe të respektohet distancomi social.

Paralajmërimi vjen në kuadër të rritjes së infeksioneve në vendet e tjera Europiane dhe lëvizjes së personave gjatë pushimeve verore.

Të martën Gjermania lëshoi një paralajmërim se në rajonet e Spanjës si Aragon, Katalonjë dhe Navara të evitohen lëvizjet e panevojshme.

Të gjithë personat që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja do të karantinoren për 14 ditë raportojnë autoritete Gjermane, një vendim i pa drejtë në sytë e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez.

Në një konferencë për shtyp të martën, Z. Wieler u kërkoi njerëzve për herë të parë të mbajnë  një maskë edhe jashtë, nëse nuk mund të mbajnë një distancë fizike të paktën 1.5 metra

Gjermania njoftoi të hënën një program të testimit koronavirus falas, të detyrueshëm për udhëtarët që kthehen nga një listë e vendeve me rrezik të lartë. Lista aktualisht përfshin Brazilin, Turqinë dhe SHBA, dhe zyrtarët thanë se do të azhurnohet çdo ditë.

Kreu i RKI tha se gjermanët duhet të ndalojnë virusin që të përhapet edhe një herë “shpejt dhe pa kontroll” duke ndjekur masat higjienike dhe distancuese.

“Ne nuk e dimë akoma nëse ky është fillimi i një valë të dytë por sigurisht që mund të jetë,” tha Z. Wieler. “Por unë jam optimist se nëse ndjekim rregullat e higjienës që mund ta parandalojmë, varet nga ne”.

Gjermania ka regjistruar 206 242 raste të reja dhe 9 122 viktima që nga fillimi i pandemisë së Covid 19 në dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës.

Artikulli i mëparshëmStudimi në Singapor/ A janë imunë ndaj COVID-19 personat që kanë kaluar ftohje?
Artikulli i radhësArmiku i Igli Tares është Ancelotti: Everton kërkon ti marrë Immobile